Ura e Hoxhares në Darëzezë të Fierit është kthyer në një problem shqetësues për banorët e zonës dhe drejtuesit e mjeteve.
Mungesa e sinjalistikave, ndriçimit dhe hapësira e ngushtë e saj ka bërë që në mjaft raste të ndodhin aksidente me pasoje vdekjen e shumë njerëzve.
Pavarësisht ankesave të banorëve, ende nuk është marrë asnjë masë për rehabilitimin e saj. Drejtuesit e automjeteve shprehen se janë të detyruar të kalojnë në këtë urë, pasi është e vetmja rrugë lidhëse për të gjithë zonën.
Ndërkohë që gjatë sezonit të verës për shkak të fluksit të madh të mjeteve që shkojnë në drejim të plazhit të Semanit rreziku bëhët edhe më i madh.