Në Lezhë, 18 vatra vetëm në mars! Specialisti i Emergjencave Civile: Zjarre të qëllimshme

2019-05-24 0

Qarku i Lezhës është përballur më një situatë të vështirë nga zjarret gjatë kësaj periudhe. Nga fillimi i muajit mars e deri më tani janë regjistruar 18 raste zjarresh ku janë djegur rreth 70 hektare, pyje, kullota dhe shkurre.

Të dhënat janë bërë publike nga Specialisti i Emergjencave Civile në Prefekturën e Lezhës Ndrek Mhillaj, sipas të cilit shumica e zjarreve kanë qenë të qëllimshme, ndërsa puna nuk ka qenë në nivelin e duhur.

Çdo rast zjarri po hetohet, ku nuk kanë munguar dhe personat e proceduar penalisht. Situata më problematike nga zjarret ka qenë në zonën e Mirditës, ndërsa fatmirësisht nuk janë shënuar dëme në pronën e qytetareve.

Free Traffic Exchange