Report TV -Nga 1 prilli nis rritja e pagave, përfitojnë 65 mijë punonjës

2019-05-24 2

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka njoftuar ditën e sotme se nga data 1 Prill do të aplikohet rritja e pagave. Sipas Denaj nga ky vendim do të përfitojnë mbi 65 mijë punonjës me një kosto vjetore në buxhetin e shtetit prej 3 miliardë lekë.

Denaj tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur i qeverisë shqiptare

Kategoritë që përfitojnë:

· 36 mijë mësues të Arsimit Parashkollor, Arsimit Bazë, Arsimit të Mesëm të Përgjithshëm dhe atij Profesional do përfitojnë rritje të pagës prej 7 %
· 4,650 mjekë dhe 13,765 infermierë dhe staf shëndetësor, një rritje prej 7 %
· 6,800 ushtarakë të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore në masën 7 %
· 3,560 punonjës të sistemit penitenciar(policia e burgjeve) të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore me 7%
· 308 punonjës të përfaqësive diplomatike jashtë vendit të cilët përfitojnë një rritje të diferencuar të pagës mujore që shkon nga 7-20%;

m.v.