http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 33 eurodeputetë nga 16 vende anëtare të Bashkimit Europian propozojnë Kryeministrin e Greqisë Alexis Cipras dhe atë të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev për të kandiduar për Çmimin Nobel për Paqe 2019.Në një letër drejtuar Komitetit Norvegjez të Nobelit, ata nënvizojnë se për herë të parë ata arritën një marrëveshje në Ballkan.?Të dy kryeministrat, ndërmorën këtë hap, duke pranuar presionin e lartë brenda vendeve të tyre. Kandidatura e tyre për çmimin Nobel të Paqes, përçon tek të gjithë mesazhin, se guximi i tejkalon kufijtë kombëtarë dhe ky mesazh duhet të shpërblehet?Eurodeputetët gjithashtu nënvizojnë se ky çmim do të inkurajojë lidershipet e Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje.Ky çmim do të mbështesë Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras në procesin e pajtimit dhe pranimin e marrëveshjes në vendet e tyre dhe do të inkurajojë vendet e tjera me dallime shumë të ndërlikuara etnike, të ndjekin shembullin në mënyrë që të kontribuojnë në një rajon të qetë me njohje dhe respekt të ndërsjellë.Zaev dhe Tsipras nënshkruan marrëveshjen e Prespës vitin e shkuar, e cila zgjidhi konfliktin 30 vjeçar mes dy vendeve.