Ligj i ri për hidrokarburet, qeveria nis betejën me “Bankers” - Lajme - Vizion Plus

2019-05-24 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Qeveria po nis një betejë ligjore në një nga fishat që konsiderohet me evazionin më të lartë në vend. Bëhet fjalë për hartimin e një projektligji që do të detyrojë kompanitë koncesionare që nxjerrin naftë nga nëntoka të paguajnë tatim- fitimi. Konkretisht në draftin e hartuar nga ministria e financave parashikohet që koncesionari do të paguajë menjëherë tatim fitimi sapo ai realizon të ardhura. Deri më tani kompanitë i janë shmangur këtij detyrimi me arsyetimin e se kryejnë shpenzime. Por në draft parashikohet një kufi për shpenzimet, i cili nuk duhet të jetë më shumë se 85% e të ardhurave vjetore. Pjesa e mbetur do të tatohet si fitim me 50%.Shmangja nga taksat e kompanive hidrokarbure është një skemë e cila prej vitesh ka qenë objekt debati mes institucioneve, pasi një prej subjekteve më të mëdha siç është ?Bankers Petrolium? e cila ndonëse operon prej 15 vitesh në vendin tonë, nuk paguan tatim fitimi.Një tjetër element nëpërmjet të cilit qeveria pritet ti detyrojë kompanitë të paguajnë është edhe rritja e tatim- fitimit.Ligji parashikon qartë se ky tatim do të jetë 50% për çdo kompani që operon në fushën e hidrokarbureve. Aktualisht nënkontraktorët që punojnë me koncesionarët në këtë sektorë paguajnë 15 % tatim fitimi.Ligji do të jetë i vlefshëm vetëm për kontratat e reja që do të lidhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, ndërsa parashikon edhe mundësinë e rinegocimit të kontratave ekzistues. Qeveria dhe ?Bankers Petrolium? prej vitesh kane qenë në një betejë që buxheti të marrë atë që i takon, por deri më sot ky konflikt nuk ka patur efekt pozitiv.