#rtvora
Fermerët e prodhimit dhe shitjes së qumështit do të kompensohen me 100 lekë të vjetra për çdo litër qumësht të shitur. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe u bë publik nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi.
Sipas tij kjo masë vjen në kohën kur fermerët janë ngritur në protesta pas prekjes nga ndryshimi i skemës së kompensimit të TVSH.
Çuçi: Vendimi i miratuar sot vjen në kohën e duhur dhe është më i favorshëm për fermerët sesa skema e parë e rimbursimit të TVSH 20%. Praktikisht me këtë vendim fermerët do të marrin më shumë lekë për çdo litër qumësht të shitur. Këshilli i Ministrave vendosi që ti japë një financim të dedikuar për fermerët që prodhojnë dhe shesin qumësht. Sipas këtij vendimi fermerët do të përfitojnë një kompensim 100 lekë të vjetra për litër qumështi të shitur.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fermeret-e-qumeshtit-do-te-kompensohen-me-10-leke-liter
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz