Stoltenberg: Maqedonia e Veriut së shpejti do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s

2019-05-24 0

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në fjalim para Kongresit amerikan me rastin e 70-të vjetorit të krijimit të Aleancës, theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut me mbështetje të SHBA-së dhe vendeve tjera aleate së shpejti do të bëhet anëtarja e 30-të e Lidhjes ushtarake veri-atlantike.?Republika e Maqedonisë së Veriut këtë vit e nënshkroi Protokollin për inkuadrim dhe me përkrahjen tuaj së shpejti do të bëhet anëtarja e 30-të. Dera e NATO-s mbetet e hapur. Ajo që filloi në vitin 1949 me 12 anëtarë, u tregua si forcë e fuqishme për paqe, Aleancë në të cilën të tjerët synojnë të bashkëngjiten. Ajo e tregon suksesin historik të NATO-s?, tha Stoltenbeg.Megjithatë, sipas tij suksesi nga e kaluara nuk është garanci për suksese në të ardhmen, ndërsa para NATO-s qëndrojnë shumë sfida.?Duhet të bëhemi të sinqertë, nga të dyja anët e Atlantikut parashtrohen çështje për fuqinë e partneritetit tonë. Ekzistojnë dallime, ne jemi aleat të shumë kombeve të ndryshme, me gjeografi, histori dhe parti politike të ndryshme, republikanë dhe demokratë, konservatorë dhe laburistë, të pavarur, të gjelbër dhe shumë të tjerë. Kjo është demokraci. Diskutimi i hapur dhe çështjet e ndryshme nuk janë shenjë e dobësisë, e kundërta, ajo është shenjë e fuqisë. Për atë nuk duhet të befasohemi kur të shohim dallime mes vendeve tona. Ekzistojnë mospajtime për çështje siç janë tregtia, energjia, ndryshimet klimatike dhe marrëveshja bërthamore iraniane. Ato janë probleme dhe mospajtime serioze?, tha Stoltenberg.Por, siç theksoi, fuqia e NATO-s është se edhe krahas dallimeve, aleatët gjithmonë janë bashkuar rreth detyrës themelore, të mbrohen në mënyrë të ndërsjellë, të mbrohen njëri me tjetrin, dhe t?i mbrojnë qytetarët e tyre.?Në të kaluarën i tejkaluam mospajtimet tona, duhet t?i tejkalojmë edhe tani, sepse Aleanca jonë do të jetë më e nevojshme në kohën e ardhshme?, porositi Stoltenberg, në fjalim para Kongresit Amerikan.