Bllofi i protestës te 'Bujqësori'/ Ja si qëndron e vërteta për shkollën e re

2019-05-24 0

Prej dy ditësh një grup pedagogësh me Jamarbër Malltezin në krye kanë protestuar në Universitetin Bujqësor duke akuzuar se brenda kampusit kanë filluar punimet për ndërtimin e një shkolle të re nga bashkia e Tiranës duke e kundërshtuar. Por e vërteta qëndron krejt ndryshe.

Report Tv mëson se shkolla nuk po ndërtohet brenda kampusit, por në një tjetër hapësirë përballë Universitetit, që nuk ka asnjë lidhje me të. Në vitin 2005 kësaj prone, që Report Tv ka siguruar edhe planimetrinë dhe projektin e shkollës i dolën pronarët, të cilët fituan të drejtën. Në vitin 2008 me anë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave pronarët e truallit janë dëmshpërblyer duke ia kaluar bashkisë së Tiranës truallin.Bashkia projektoi ndërtimin e një shkolle në këtë truall, tashmë të shpronësuar, por një grup pedagogësh e kundërshtojnë. Ata thonë se kanë qenë më përpara me pronarët e truallit në negociata për ta marrë tokën me qëllim ndërtimin e një godinë në funksion të Universitetit Bujqësor. Megjithatë, e vërteta është që shkolla nuk prek aspak pjesën e kampusit, pasi është në krahun tjetër të rrugës dhe trualli është shpronësuar që në vitin 2008 duke ia kaluar bashkisë, e cila ka planifikuar ndërtimin e një shkolle të re