Festivali i Teatrit për Shkollat e Mesme, TK-RIN ART 2019 mbyll siparin. Në edicionin e dytë gjimnazistët e dhjetë shkollave në Tiranë, ngjitën në skenën e ?ArTurbinës? shfaqje, si ?Babai?, ?Testamenti?, ?Përtej horizontit? edhe të tjera, nën udhëheqjen e regjisorëve të rinj. Ky festival u dha mundësinë të rinjve, që jo vetëm të prekin skenën e teatrit, por edhe të shpalosin ëndrrat e tyre. Dëshira e drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, shpreh dëshirën e tij, para ministres së Kulturës, që vitin që vjen ky festival të jetë kombëtar, pse jo edhe mbarëkombëtar. Në fund të një koncerti festiv të përgatitur prej tyre, u ndanë edhe çmimet për aktorët më të mirë joprotagonistë dhe për aktorët më e mirë protagonistë. Nxënësja e shkollës ?Abdulla Keta?, Xhoana Karaj vlerësohet për herë të dytë, si aktorja më e mirë në festivalin e të rinjve.
?Më kanë kapluar emocionet dhe nuk kam fjalë për ta përshkruar. Di vetëm, që kjo është ëndrra ime?, shprehet Xhoana Karaj.
Ndërsa, me çmimin për shfaqjen më të mirë u vlerësua shfaqja ?Babai? me regji nga Xhuliano Brisku e shkollës ?Besnik Sykja?.
?Të gjithë janë fitues për mendimin tim. Të gjithë kemi punuar shumë, u lidha shumë me pjesën edhe shkolla më mundësoi një bashkëpunim me nxënës që e duan aktrimin. Është shumë e vështirë për të vënë një autor, si August Strindberg, por u mundova që të prek thelbin e ?Babait?. Nga kjo eksperiencë mësoi më shumë, kjo është forma më e mirë për të afruar të rinjtë me teatrin, sot që teknologjia po bombardon çdo gjë origjinale?, thotë regjisori Xhuliano Brisku.
Regjisorët e rinj që përgatitën nxënësit e shkollave të kryeqytetit, janë: Ledjan Gjeçi ? ?Arben Broci?, Algiona Aga ? ?Sami Frashëri?, Alba Shtembari ? ?Petro Nini Luarasi?, Deljana Topulli ? ?Aleks Buda?, Ledio Shehaj ? ?Andon Zako Çajupi?, Albi Dhima ? ?Qemal Stafa?, Françeska Hysi ? ?Ismail Qemali?, Marsel Greva ? ?Partizani?, Xhuliano Brisku ? ?Besnik Sykja?, Emiljano Bufazi ? ?Abdulla Keta?