Gjiknuri: Ne zgjedhje mund te kemi perballë parti te tjera

2019-05-24 0

Dy partitë e mëdha nuk kanë asnjë marrëveshje të fshehtë për amendimin e Kodit Zgjedhor. Damian Gjinkuri, iniciatori i propozimit të miratuar në Parlament të mërkurën që i lë hapësirë dhe demokratëve të bëhen pjesë e këtij procesi, thotë se insinuata të tilla janë të pabaza.

"S'ka asnjë marrëveshje. Ne e nisëm bashkë këtë proces dhe kërkojmë konsensus sa më të gjerë".

Në një intervistë për Tv Klan, Gjiknuri pohon se nuk ka asnjë komunikim me selinë blu nëse do të pranojnë të bëhen pjesë në rolin e vëzhguesit në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, por me të drejta të plota për të propozuar.

Përfaqësuesit e opozitës së re në Parlament i kërkuan në kor Kryeministrit ndryshimin e sistemit zgjedhor, çka kërkohet dhe nga aleatët e vegjël të Lulzim Bashës. Por kjo nuk duket të jetë në krye të axhendës së socialistëve për këtë reformë.

"Pse krijohet një grup në Parlament dhe kërkon këtë, s'mund të bëjnë ndryshime që kërkojnë dhe ndërhyrje në Kushtetutë,kjo do konsensus të gjerë".

Po ashtu hedh poshtë dhe propozimin e bërë nga Bashkim Fino, që bëri thirrje për zëvendësimin e anëtarëve të propozuar nga PS në KZAZ me njerëz nga shoqëria civile.

A do të futen socialistët të vetëm në zgjedhje nëse demokratët nuk futen në garën e 30 Qeshorit?

"Kush tha të vetëm? Mund të ketë individë, parti të tjera ose grupime të tjera që do të duan të futen".

Gjiknuri pranon se inisiativa për të ulur në tryezë për ndryshimet elektorale është e diktuar nga fakti se është vendosur si kusht nga BE për çeljen e negociatave.

Por parelisht me punën në komision, shumica do të lobojë me vendet e BE për t'i bindur se vullneti i tyre ekziston, por ndryshimet kërkojnë kohë ndaj kjo reformë të mos jetë ndër kushtet që mund ta penalizojnë vendin në Qershor kur pritet progres-raporti i Komisionit Europian.

Tv Klan