Rovena Gashi “betejë” në Apel - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-24 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi doli këtë të enjte para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, 9 muaj pasi shkalla e parë e vetingut e shkarkoi nga detyra.Që në fillim të seancës, Gashi i kërkoi trupit gjykues që në këtë proces, ndihmëse të ketë motrën e saj Ema Gashi, kjo e fundit gjyqtare në Durrës.Po ashtu, një tjetër kërkesë e Ema Gashit ishte mënyra se përse ishte ndryshuar vëzhguesi ndërkombëtar.Fillimisht, tha ajo, ishte caktuar një tjetër person, por tashmë vëzhgues ka ardhur Theo Xhacobs.Pas këtyre kërkesave, trupa gjykuese vendosi që të mos e pranojë Ema Gashin si ndihmëse në këtë proces.Prokurorja Rovena Gashi u pezullua nga detyra për shkak të një procesi penal të nisur ndaj saj.Mësohet se pak muaj më parë, prokuroria e Fierit pushoi hetimet për të, me arsyetimin se nuk kishte elementë të veprës penale.Ndërkohë, pak orë para nisjes së seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Gashi nuk ishte e pranishme, duke i dërguar komisionit një shkresë zyrtare ku e konsideronte vendimin e saj të paragjykuar dhe të marrë muaj më parë, atëherë kur ishin dërguar pyetjet e para nga Komisioni i Vetingut.Vendimi u ankimua në Apel nga vetë Gashi, duke kërkuar rikthimin në detyrë. Ndërsa në Strasburg hapi betejën me shtetin Shqiptar për mënyrën se si u pezullua nga detyra.Rovena Gashi e ka filluar karrierën në prokurori në vitin 2004, ku më pas u emërua në krye të Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.Këtë detyrë Gashi e mbajti deri në fund të dhjetorit 2017, kur prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku e uli në detyrë.