#tvora #sondazh #sondazhiIPR-Ora
IPR Marketing dhe RTV Ora publikoi të mërkurën (3 prill) sondazhin e parë për këtë vit ku tregohet orientimi politik i votës 3 prill 2019.
Në sondazh bie në sy pakënaqësia e shqiptarëve me qeverisjen e socialistëve, 34% e vlerësojnë atë negativisht, por orientimi i votës më 3 prill tregon se 44 % janë orientuar drejt PS kundrejt PD me 38% dhe LSI 15 %.
Ajo çka vihet re është se PS ka pësuar rënie me 4% në krahasim me zgjedhjet e 2017, ndërkohë PD ka pësuar rritje me mbi 10% ndërsa LSI ka një rënie fare të lehtë.
I frikshëm është trendi i shqiptarëve që duan të largohen nga Shqipëria. 62 % e të anketuarve mendojnë se nëse do u jepej mundësia do të largoheshin nga Shqipëria ku problemet kryesore janë papunësia, korrupsioni dhe varfëria. 59.7 % mendojnë se jetohet keq dhe se në tre vitet e fundit kriminaliteti është rritur, ekonomia është përkeqësuar.
Kur flitet për aksionet e opozitës, protestat dhe djegia e mandateve si dhe zgjedhjet e parakohshme, shumica e te anketuarve janë kundër.
Sondazhi tregon se shumica e të anketuarve gjykojnë negativisht veprimtarinë e të tre liderëve kryesorë politikë por dhe të presidentit Ilir Meta. Konkretisht: 34.7 % e gjykojnë negativisht Ramën, 49% Bashen dhe 57.2 % Monika Kryemadhin.
Por a do të shkojnë shqiptarët në zgjedhjet e 30 qershorit? 45.6 % thonë sigurisht që po dhe shqiptarët mendojnë se Erion Veliaj do të jetë pasuesi i Ramës në krye të Partisë Socialiste.
Ky është sondazhi i parë për këtë vit, në nivel kombëtar mbi çështjet kryesore të aktualitetit. Drejtori i IPR Marketing Antonio Noto informoi se sondazhi është në nivel kombëtar dhe intervistat janë zhvilluar javën e kaluar, janë përpunuar (2 prill) dhe më 3 prill është marrë rezultati përfundimtar.
Kampioni i përdorur janë rreth 2000 zgjedhës dhe përfaqësojnë gjithë popullatën rezidente në Shqipëri. Nga Tirana janë 31.3% të intervistuarve.
Të dhënat e sondazhit u analizuan në studion e programit "Tempora" të Sonila Meços nga drejtori i i IPR Marketing, Antonio Noto, analistët dhe opinionistët e njohur Artur Zheji, Dritan Hila dhe Ben Andoni.
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz