Kryeministri Edi Rama paralajmëron shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Në një takim me studentë dhe pedagogë, kreu i qeverisë tha se nuk e përjashton marrjen e një iniciative të tillë, e cila duhet të marrë më pas edhe mbështetjen e Presidentit të Republikës.
?Ka një raport shumë problematik për rektorin. Keni parasysh si ndodh procedura, ministrja e Arsimit ka të drejtë që të kërkojë shkarkimin e rektorit dhe e bën për 30 ditë, kohë që i jepet Presidentit për të vendosur nëse e pranon ose jo këtë gjë. Unë nuk e përjashtoj që kjo të ndodhë, por e përsëris prapë, nuk është se duam ne të shkarkojmë përgjegjësinë tonë, t'u themi juve shkoni ju atje, kjo realisht është çështje e qeverisjes së universiteteve. Unë nuk e di çfarë bëjnë senatet dhe këshillat nëse pengohet investimi i rikonstruksionit të një fakulteti?!?
Rama e quajti rektorin të paaftë dhe që nuk ka marrë asnjë angazhim për zgjidhjen e problemeve të ngritura në protestën e studentëve. I tillë ishte mbetja e bllokuar e sistemit elektronik për studentët.
"E vetmja gjë që nuk ka pësuar asnjë lloj lëvizje nga gjithë ajo që u krijua është xhaketa e rektorit të universitetit. Se ka ndodhur se nuk ka ndodhur protesta, i vetmi që nuk e ka marrë vesh dhe nuk ka asnjë shqetësim dhe rrezik akoma nuk e di se ka ndodhur dhe se ka pasur kërkesa është xhaketa e rektorit. Kjo është pikëpyetje, në radhë të parë për ju si studentë, se nesër do të shkoni prapë në fakultet dhe prapë nuk do të punojë ai. Do të vijë një ditë dhe ju do të shkoni prapë te ministria dhe do të thoni na hiqni rektorin, ndërsa ju e keni aty rektorin. Pakti për Universitetin nuk është program elektoral.?
Kreu i qeverisë u shpreh i vendosur për të realizuar hap pas hapi të gjitha pikat e paktit për universitetin, por kërkoi më shumë angazhim nga vetë strukturat universitare për të adresuar çështjet e brendshme.
Tv Klan