Murrizi zbulon si do ia vendosin emrin grupit parlamentar në Kuvend

2019-05-24 0

Myslim Murrizi deklaroi se do të formojë shumë shpejt grupin parlamentar në Kuvend me deputetët që pranuan mandatin, ndërsa tregoi mënyrën si do të zgjidhet kryetari dhe nuk e përjashtoi mundësinë që të ishte Rudina Hajdari.

"Grupet mbajnë ngjyrimin e forcës që bëjnë pjesë ose të bindjeve. Ne nuk jemi regjistruar, demokrat jam bërë vetë. Sot jemi 10 deputetë demokratë, për grupin duhen 7, ndërkohë që do të vijnë edhe të tjerë, do të quhet grupi parlamentar demokrat ose dicka tjetër, do ta diskutojmë.

Ne do të mblidhemi, do të vijnë edhe Korabi me tjetrin të Peshkopisë, deri të enjten besoj që vijnë dy apo tre të tjerë. Pastaj kë të kenë qejf, do ta bëjmë me votim. Do të pranonit të ishte Hajdari? Me kënaqësi" tha ai.