Deputetja Rudina Hajdari tha sot se reforma zgjedhore duhet bërë me opozitën e re në Kuvendin e Shqipërisë,duke thënë se ftesa e PS-se për të pritur PD-ne deri me 5 maj për t'u ulur në komisionin parlamentar për këtë reformë, është e turpshme.
Por, Rama tha se nëse reforma zgjedhore do të jetë kyçe në vendimin që Komisioni Evropian pritet të mbajë në qershor për çeljen e negociatave për anëtarësim, atëherë mazhoranca do ta miratojë reformën pa pritur asnjë rekomandim nga PD jashtëparlamentare, por do të bazohet vetëm në rekomandimet e OSBE-ODIHR.
Ndërkohë i ftuar në Repolitix, Myslim Murrizi i përjashtuar nga partia, pasi nuk dogji mandatin, tha se nuk do të votojë në Kuvend asnjë vendim të marrë nga ky komision, pasi i cilëson ish-deputetët demokratë që mund të marrin pjesë në këtë komision si qytetar të thjeshtë. "Kjo është vdis pa të dua. Kur ishin brenda nuk u mblodhën, tani që dolën pas vdekjes politike të atyre, këta thonë hajdeni brenda. Janë katër qytetarë dhe tre parlamentarë, pasi Shehu dhe Mediu dhe të tjerët e PD-së janë qytetarë tani, nuk janë parlamentarë.
Kjo është dashuri pas vdekjes, cfarë do prodhim ligjor që të bëjë ky komision do të vijë tek ne. Si mund të votoj unë cdo lloj hamendësimi që mund të bëj cdo lloj qytetar?! Nuk më detyron Rama mund të votoj për këtë. Raporti që mund të prodhohet mund të kalojë me referendum ose nëse Rama mendon se do i bëjë 84 vota" tha ai.