#rtvora
Pamundësia për tu siguruar ushqim dhe kurim dy fëmijëve të mitur e bën këtë nënë të re të shpërthejë në lot.
Pas vdekjes së kryefamiljarit 4 muaj më parë nga leucemia, Tereza Kumbuli, djali 8 vjeçar dhe vajza e mitur, po përballen të vetëm me sfidat e mbijetesës.
Tereza Kumbuli: "Do spinaqin, do mishin, i do të gjitha por nuk ia plotësoj dot. Jam shumë keq."
Vajza 2 vjeçare vuan nga sëmundja e epilepsisë. Por me 7 mijë lekë ndihmë ekonomike, Tereza nuk mundet tu sigurojë as ushqimin, ndaj barnat i merr me listë.
Më 19 prill, vajza ka vizitën e radhës në Tiranë, ndaj apeli i nënës është për ndihmë.
Tereza Kumbuli: "Dua 30 mijë lekë në javë për ilaçet e vajzës se e kam dhe me anemi. Nuk ia plotësoj dot."
Sëmundja e 2-vjeçares i pamundëson nënës të punojë, ndaj ajo shpesh mbetet në mëshirën e fqinjëve.
Fqinje: "E ndihmojmë por me se, me sa?"
Fqinje: "Kushdo që ta shikojë të vendosë dorën në zemër."
Vetë Tereza është rritur si jetime, ndërsa ky fat tashmë po ndjek edhe fëmijët e saj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/delvine-fati-sfidon-nenen-me-dy-femije-ne-pamundesi-buke-e-ilace
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz