Pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali, Veliu shkarkoi nga detyra drejtorin dhe zv/ drejtorin e Drejtorisë së Shkodrës duke dërguar Niko Brahimajn me synim rikthimin e sigurisë. Kjo është vizita e tretë e Lleshajt në Shkodër brenda pesë ditëve. Pas vizitës të shtunën kur ndodhi vrasja, Lleshaj ishte të hënën kur prezantoi prefektin e ri, ndërsa sot udhëtoi për herë të tretë.