http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një grup studentësh dhunuan sot hyrjen e ndërtesës së re të fakultetit juridik në Shkodër, pasi sipas tyre, rektori nuk mbajti premtimin për hapjen e saj më 1 prill.Pasi qëndruan rreth dy orë para godinës, rinjtë shkallmuan derën duke hyrë brenda shkollës.Studentët thanë se përdorën dhunën pasi nuk u lejuan të hynin normalisht.Studentët kërkojnë që rektori të mbajë premtimin për zhvillimin e mësimit në godinën e re, por nga ana tjetër, rektori Bekteshi sqaroi se godina nuk është marrë ende në dorëzim nga firma ndërtuese.