http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në ministerialin e NATO-s.Shefi i diplomacisë u takua në Uashington me senatorin Ron Johnson, si dhe kongresmenin Lee Zeldin. Gjatë këtyre takimeve, zyrtarët e lartë amerikanë diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në Shqipëri dhe përpjekjet në kuadër të reformave për hapjen e negociatave.Te dy zyrtaret vlerësuan angazhimin e Shqipërisë sa i përket reformave me qëllim çeljen e negociatave në qershor.Në fokus të bisedimeve ishin gjithashtu përgatitjet për marrjen e kryesisë së radhës të OSBE-së në vitin 2020, si dhe angazhimet e Shqipërisë si pjese e Aleancës së Atlantikut të Veriut.