Erdogan ankimon Stambollin, kërkon rinumërim në 8 qendra - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-24 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas humbjes së Stambollit partia për drejtësi dhe Zhvillim e presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan kundërshtoi rezultatin zgjedhor duke pretenduar shkelje te medha.Kreu i komisionit zgjedhor njoftoi se pas shqyrtimit të dosjeve të dorëzuara nga Partia AK do të rinisë numërimi i votave të pavlefshme në 8 qendra ne Stamboll.Sadi Guven: Në bazë të kërkesës së Partisë AK, bordi mori vendimin për rinumërimin e votave të pavlefshme në 8 rrethe. Ndërsa për vendet ku nuk janë shënuar parregullsi ne kemi publikuar rezultatet përfundimtare.Mediat turke raportojnë se janë shënuar 300 raste parregullsish në Stamboll, ndërsa diferenca mes dy kandidatëve është 21 mijë e 502 vota. Por në total janë regjistruar 315 mijë vota të pavlefshme, rinumërimi i të cilave mund të sjellë edhe përmbysjen e rezultatit.Por, partia opozitare CHP e cila shpalli fitoren e kandidatit të saj Ekrem Imamoglu në Stamboll, reagoi duke thënë se rinumërimi i votave do të shkaktojë kaos.

Free Traffic Exchange