Report TV - Rudina Hajdari: Një minutë heshtje për viktimat e 2 prillit, Ruçi: U prehshin në paqe

2019-05-24 0

Deputetja demokrate Rudina Hajdari para nisjes së fjalës së saj në Kuvend, ka kërkuar nga kolegët deputetët në sallë që të mbahen një minutë heshtje për vitkimat e 2 prillit.

"Në radhë të parë meqë dje ishte 2 prilli do doja të mbanin një minutë heshtje për martirët e demokracisë", u shpreh Hajdari. Thirrja e saj u dëgjua nga deputetët e pranishëm në sallë të cilët u ngritën në këmbë ndërkohë që kreu i kuvendit tha: U prehshin në paqe