Prokuroria në Shkodër gradualisht ka nisur që të tërhiqet nga akuzat e rënda për personat e arrestuar në kuadër të operacionit ?Maranaj? të cilët dyshohen për dhënie fajdesh ndaj djemve dhe vetë ish prefektit të Shkodrës Paulin Radovani. Në fund të seancës që u zhvillua për 4 orë me radhë në gjykatën e Apelit në Shkodër prokurori i apelit Brahim Dragjoshi pranoi para gjykatës që të paktën për tre të dyshuar të lehtësohet masa e sigurisë ?arrest me burg? dhe pikërisht per Naim Ahmetin, Adri Balën dhe Lulzim Syljen. Për 9 të tjerët i qëndroi kërkesës për ?arrest me burg?. Gjykata e apelit e shtyu për ditën e nesërme vendimin e saj për 12 të arrestuarit. Thuajse të gjithë të dyshuarit kanë dhënë dëshmitë e tyre në një seancë që u zhvillua me dyer të hapura.