Voltana Ademi pranon rikandidimin: Me Bashën kam nisur një projekt jo 4-vjeçar, unë do të jem aty

2019-05-24 2

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi thotë se nuk ka asnjë krise në marrëdhënien e asj me liderin demokrat Lulzim Basha. Projekti për t'i shpërbyer qytetarëve në Bashkinë e Shkodrës nuk ka një plan 4-vjeçar - tha Ademi - duke theksuar se do të jetë në rikandidim për një mandat në drejtimin e Bashkisë. Dje qytetarja e parë e Shkodrës nuk u pa krah liderit të opozitës në një takim me të rinj në qytetin e Shkodrës, por nga studio e Report Tv, Ademi tha se ishte e pranishme në takim. në rresht të dytë, edhe pse ky moment nuk është fiksuar nga kamerat.

"Unë nuk e di nga i merrni lajmet? Megjithatë gazetarët tuaj në Shkodër i kam edhe miq, u kam edhe ju, ju jeni nga Shkodra. Aktiviteti kishte në fokus diskutimin me të rinjtë dhe qytetarët. Kryetari pati mundësi që të diskutonte dhe me qytetarë të tjerë që kanë lidhje me qytetin dhe çështje të tjera. Pasi merr vëmendjen për çështje të lëvizjes së PD-së me një kërkesë për të vijuar më tej për të bërë të mundur të zhbllokohemi nga një situatë kaq e rëndë. Unë kam qenë në reshtin e dytë, diku afër aty me të rinjtë. Diskutimi ishte hapur me të rinjtë, unë i takoj sa herë mundem, jam çdo ditë atje, dhe hapësira ishte për ti krijuar hapësirën Bashës për ata që kishin diçka për të thënë.

Nuk e di pse i vendosni në dyshim. Ju mund të krijoni lajme mbi lajme, kjo nuk ka rëndësi, isha në reshtin e parë apo të dytë. Kemi dy ditë që punojmë bashkë me qytetarët dhe kuptohet që bashkia Shkodër vijon që të mbetet në krye të atyre përfaqësuesve demokratë dhe është frymëzim për të gjithë demokratët", tha Ademi.

E pyetur nga gazetari Besard Jacaj nëse do të rikandidojë për një mandat të dytë në Bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi tha se është krah PD-së në valën e protestave për të garantuar një proces të rregullt zgjedhor.

"Ne po diskutojmë për organizimin e protestave, pjesëmarrja ngritja e zërit dhe këto kanë qenë në mënyrë të thelluar me të gjithë njerëzit. Edhe në kryesinë e PD-së mbrëmë diskutuam këtë. Do i shkojmë deri në fund rezistencës për të garantuar një proces të rregullt zgjedhor. Mandati jonë ka qenë i parë, kemi kaluar situata të vështira në funksionimin e territorit pas ndarjes. Projekti jonë ka nisur, nuk është katër vjeçar do të vijojë edhe në katër vitet e ardhshme", tha Ademi.