Rama kryeministër deri në 2021? Ja si përgjigjet Dashamir Shehi

2019-05-24 0

#tvora #intervista

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha se kryeministrin Edi Rama e ka kapur frika. I ftuar në studion e lajmeve në RTV ORA, ai tha se pikërisht për këtë arsye, ai thotë se do jetë kryeministër deri në 2021.

Beti Njuma: Si shpjegohet që Kryeministri Edi Rama në turin "Bashkia që Duam", edhe sot e përsëriti do të qëndrojë në pushtet deri në 2021?

Dashamir Shehi: Të gjithë që tremben këtë punë thonë. Nëse është kaq i sigurt nga ka nevojë ta përsërisë kaq shpesh. Si duket i ka hipur frika dhe e përsërit vazhdimisht, që mos i tremben ata që i vijnë dhe brohorasin. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë, me protestën e nesërme, me protestën e datës 13.

Shehi sqaroi edhe arsyen pse opozita do të zhvillojë protestën e 13 prillit në orën 18:00.

Dashamir Shehi: Unë gjykoj që mirë është bërë. Tani po vjen edhe koha e vapës, ora 18:00 është ditë akoma. Ka mjaftueshëm dy orë kohë. Njerëzit janë edhe më të lirë, janë çliruar edhe nga punët. Protestat tona kanë qenë paqësore, kështu që nuk ka nevojë për natën për gjullurdi të kota, që shpesh herë i janë vënë mbi kurriz opozitën.

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz