#rtvora
Këtë ditë Bukuria ka zgjedhur të vijë në një takim me shumë gra të tjera, për të ndarë të njejtin problem me to.
Është ndoshta në rastet e rralla që ajo nuk ndodhet pranë djalit të saj për të cilin kujdeset çdo ditë. Që prej dy vjeç e gjysmë ai është diagnostikuar me spektrin autik dhe çdo ditë duhet të ndjekë një terapi të rreptë.
"Kur e çova në spital më thanë se është me autizëm. Qëndronte i mënjanuar."
Sot, djali i Bukuries është 14 vjeç, por për nënën nga Dibra, vështirësitë janë shumë të mëdha.
"Do shumë sakrificë. Unë jam e vetme pasi bashkëshorti më ka vdekur.'
Pamundësia ekonomike e prindërve me fëmijë të spektrit autik është ndoshta një nga problematikat thelbësore që i pengon ata të kenë edhe një zhvillim arsimor.
Për Eglantina Bajrami nga klubi kombëtar i prindërve me CSA, mungesa e harmonizimit të punës së institucioneve është një nga mangësitë për të cilën sot fëmijët e spektrit autik diskriminohen.
"Diskrimini është nga të gjitha krahët, por aty ku hasim ne problematika janë institucionet, ministria e Arsimit, Bashkia dhe ministria e Shëndetësisë."
ISHP njofton se në Shqipëri nuk ka të dhëna të sakta në lidhje me numrin e fëmijëve të spektrit autik. Megjithatë Ministria e Shëndetësisë thotë se janë rreth 942 fëmijë që trajtohen në qendrat rezidenciale në Tiranë. Në botë shifrat flasin për rritje. Nga 1 në 100 fëmijë që ka qenë më parë, sot çrregullimet e spektrit autik prekin 1 në 60 fëmijë.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin, ilir meta ka hapur dyert e presidencës ku u përurua ekspozita me 20 piktura të autorit 21-vjeçar, studentit me aftësi ndryshe, Drini Sallaku.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sot-dita-boterore-e-autizmit-por-shqiperia-ende-nuk-ka-statistika
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz