Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë fjalën e tij në Librazhd, takim i organizuar me qytetarët në kuadër të turit ?Bashkia që duam?.
Shkak është bërë këndimi i hoxhës në orarin e përcaktuar nga minarja e xhamisë së qytetit.Sapo ka nisur lutja e mesditës Rama ka heshtur duke pritur deri në fundin e saj.
Sigurisht ky gjest është shoqëruar nga duartrokitje prej të pranishmëve.