Kryetari i Komisionit të Posacëm për Reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri deklaroi se në zgjedhjet e 30 qershorit do të shkojmë me këtë Kod Zgjedhor. Gjiknuri deklaroi se koha nuk premton për të ndryshuar rregullat e lojës tani.
Ai tha se nëse PD propozon ndryshime brenda datës 5 Maj ndryshimet mund të prekin edhe zgjdhjet lokale të 30 qershorit. Gjiknuri deklaroi se PD do të ketë një të drejtë vetoje e cila i lejon të propozojë dhe të kundërshtojë amendamente në reformën zgjedhore.
"Tashmë jemi në fazën e implementimit të reformës për këto zgjedhje. për arsye se PD ka dalë nga parlamenti dhe tashmë ka një grup tjetër deputetësh. Ne nesër do të bëjmë një amendim për t'i krijuar një mundësi Partisë Demokratike për të vëzhguar. Pavarësiht se janë jashtë kuvendit kanë një dritare të hapur, me të gjitha të drejtat që ka opozita në parim, me të drejtën e propozimit dhe kundërshtimit. Në cdo kohë që PD vendos të ulet në tavolinë për të kërkuar ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe PD e ka atë hapsirë ", u shpreh Gjiknuri.