http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri grek Aleksis Cipras mbërriti në Maqedoninë e Veriut për një vizitë e cila konsiderohet historike. Ai është kryeministri i parë i Greqisë që viziton Shkupin prej shpërbërjes së ish -Jugosllavisë dhe krijimit të shtetit të ri.Avioni i kreut të qeverisë greke ul në aeroportin i cili tashmë mban emrin Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, pas ndryshmit të emrit pasi me pare quhej Aleksandri i Madh.Cipras, i shoqëruar nga 10 ministra të kabinetit të tij dhe mbi 140 përfaqësues të kompanive të mëdha e të mesme grekë u prit nga homologu i tij Zoran Zaev me nderime shtetërore dhe ushtarake.Gjatë pritjes zyrtare përpara ndërtesës së qeverisë munguan as fotografitë me gazetarët e shumtë.Pas bisedimeve kokë më kokë mes dy kryeministrave Zaev - Cipras, do të mbahet konferencë të përbashkët për shtyp.Gjithashtu Kryeministri grek do të bisedoje edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.Gjatë pasdites do të mbahet dhe forumi i biznesit mes dy palëve ku planifikohet të nënshkruhen shumë marrëveshje bilaterale.Fokusi kryesor do jetë në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe në Bashkimin Eropian.