Mashtruesit që hiqej si Rama dhe djali i tij, i mori 500 mijë € 3 biznesmenëve

2019-05-24 1

Klodian Ciruna, një person që herë hiqej si prokuror herë si gjyqtar dhe me dike tjetër prezantohej si djali i kryeministrit, dhe herë si vetë kryeministri Edi Rama, është marë i pandehur nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e ?Mashtrimit me shumë se një herë? dhe në ditët në vijim Ciruna do përballet me akuzat në gjykatë. Sipas hetimeve të kryera Ciruna rezulton të ketë mashtruar tre biznesmenë, mes tyre dhe një Italian duke u marë atyre në total një shumë prej 488.300 mijë euro.

Klodian Ciruna, i cili rezulton pranar i një qëndre ?Call Centeri? në Tiranë, sipas dosjes së prokurorisë ka mundur të mashtrojë italianin Tommaso Sciavon, biznesmenin Luan Duraj dhe ndërtuesin Petraq Koka. ?Shqiptarja.com? mëson se Ciruna gjatë takimeve me tre personat e sipërcituar prezantohej si prokuror apo si gjyqtar. Ndërkohë që këtyre të fundit u thoshte se kishte lidhje të ngushta me djalin e kryeministrit Edi Rama, Gregor Ramën madje dhe vetë kryeministrin Rama.

Duke shfrytëzuar këto teknika të mashtrimit, Klodian Ciruna, arrinte t'i bindte viktimat e tij duke u marrë shuma të konsiderueshme në euro, të cilët i jepnin me shpresën se Ciruna do i mundësonte leje ndërtimi nga bashkia e Tiranës. Madje për të bindur se këto para shkonin për djalin e kryeministrit apo vetë kryeministrin Rama, Ciruna arrinte të telefononte viktimat me numra të ndryshëm, duke u hequr se ishte Edi Rama apo Gregor Rama. I pari që ka rënë në grepin e mashtrimeve të Cirunës, është një biznesmen nga Italia, i quajtur Tommaso Sciavo.

Ky i fundit mësohet se ka një biznes privat për tregtimin e peliçeve dhe xhaketave të lëkurës në zonën e ?ish-bllokut? në Tiranë. Italiani është njohur me Klodian Cirunën, i cili sipas tij i është prezantuar si prokuror dhe Ciruna së bashku me disa të afërm të tij e kanë mashtruar duke i thënë të blinte një banesë në shumën prej 30 mijë e 300 euro. Italiani ka paguar këto para, por në fakt nuk është bërë ende dhe sot pronar i kësaj shtëpie.

Free Traffic Exchange