Report TV - SHBA e thotë shkurt dhe prerë: Reforma për drejtësi po ecën para dhe nuk do të ndalet

2019-05-24 0

E Ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones thotë se reforma në drejtësi është duke ecur para në Shqipëri me raste konkrete dhe të prekshme të ndjekjeve penale.

"SHBA mbështetin institucionet e reja të Shqipërisë, si këshillat, SPAK, institucionet eksiztuese që janë të gatshme të luftojnë kundër krimit të organizuar. Zyrtarët po këshillojnë popullin shqiptar që po sjellin ndjekje penale të dukshme dhe ne presim më shumë. Shkurtazi reforma për drejtësi po ecën para, dhe nuk do të ndalet", - tha e ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones.