Report TV - Përkujtimi i 2 prillit, fjala e plotë e Bashës në Shkodër

2019-05-24 1

Janë përkujtuar në Shkodër, katër dëshmorët e rënë në masakrën e fundit komuniste në 2 prill të 1991-shit. Komunistët në ditët e fundit të tyre i zbrazën armët në Shkodër duke lënë të vrarë Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun, Besnik Cekën, të gjithë studentë në moshën 21-22 vjeçare.

Në ceremoninë përkujtimore, ishte i pranishëm lideri demokrat Lulzim Basha, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, familjarë të të ndjerëve, përfaqësues të shoqatës "2 Prilli" e të tjerë.Duke i quajtur autorë të masakrës së 2 prillit 1991, të cilët vijojnë të jenë në pushtet, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha nga Shkodra se sot, 28 vjet më pas, protestohet për rrëzimin e komunizmit, e qeverisë së lidhur me krimin siç tha ai. Bëri deklaratë të fortë kur u shpreh se me të njëjtin çmim sakrifice si më 2 prill 1991 ku mbetën të vrarë katër studentë, do të protestohet edhe sot kundër qeverisë aktuale. I bëri thirrje shkodranëve dhe shqiptarëve që të ngrihen në protestë kundër qeverisë, pa pyetur për çmimin e sakrificës, njëjtë si në 2 prill 1991 ku mbetën .të vrarë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka, të gjithë studentë në moshën 21-22 vjeçare

Për liderin demokrat, nuk është bërë sa duhet për të vënë drejtësinë e merituar për 4 dëshmorët e rënë në masakrën e fundit të komunizmit.