#rtvora
Partia Socialiste ka kërkuar prej KQZ përgatitjen e administratës për realizimin e zgjedhjeve vendore. Deputetët e komisionit të ligjeve kanë theksuar se bojkoti i zgjedhjeve prej opozitës nuk mund të ndikojë në realizimin e procesit. Një tjetër debat është zhvilluar dhe për institutin e komunizmit, ku Braho e ka cilësuar kryetarin e institucionit si ballist. Në përgjigje Agron Tufa është shprehur se deputeti Braho është përfaqësues pikërisht i sigurimsave.
Bojkoti i zgjedhjeve vendore prej opozitës nuk do të ndikojë në përgatitjen e procesit prej KQZ. Madje në përfundim të raportit vjetor të këtij institucioni deputetët e mazhorancës në Komisionin parlamentar të ligjeve kërkuan marrjen e masa për funksionimin e administratës zgjedhore.
Fino: Funksionimin e rregullt të administratës zgjedhore duke konsideruar që mund të ndodhë në kushtet e braktisjes së sistemit nga partitë kryesore të opozitës parlamentare.
Në diskutimin për monitorimin e shpenzimeve të partive, deputetët e PS nuk nguruan të rikujtonin kontratat e lobimit në SHBA të Partisë Demokratike.
Hyseni: Kur një parti politike dhe lideri i saj është kapur duke financuar gati 1 mln dollarë.
Në diskutimin për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizimit, Deputeti Spartak Braho kërkoi shkarkimin e drejtuesit të këtij instituti, pasi sipas tij është kthyer në seksion të Ballit Kombëtar që nxin luftën dhe dëshmorët.
Braho: Do kërkoj shkarkimin e Agron Tufës derisa t'i thërrasë mendjes. Ka marrë përsipër të nxijë çdo gjë duke përfshirë luftën, heronjtë, dëshmorët dhe nuk ka asnjë shkencore në tërë analizat.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ps-kqz-te-pergatise-administraten-edhe-po-bojkotoi-opozita
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz