Më shumë se pesë orë ka zgjatur paniku në radhët e qytetarëve në lagjen "10 Korriku" në Vlorë pasi banorët e zonës konstatuan një lëndë plasëse në rrugën kryesore.
Policia ndërhyri në zonë duke evakuar banorët dhe duke ndaluar qarkullimin e tyre në zonën ku u konstatua lënda plasëse. Ajo u konsatua rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme. Forcat xheniere nga Tirana kanë bërë shpërthimin e saj të telekomanduar pak para mesnate.
Mësohet se lënda plasëse ishte C4. Ajo ishte mbështjellë me një letër dhe do të shpërthehej pas komandimit me telefon.