Zjarret mësyjnë zonat e mbrojtura - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-24 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zjarret masive të ditëve të fundit, kanë prekur edhe zonat e mbrojtura dhe pyjet e parqeve kombëtare.Kjo situatë ka alarmuar monitoruesit e këtyre sipërfaqeve që mbrohen me ligj të veçantë, të cilët kanë shtuar kontrollet.Nga zjarret janë prekur zonat e mbrojtura në Elbasan, Dibër, Korçë , Fier, madje nuk kanë munguar as në kryeqytet në malin e Dajtit.?Situatë e pazakontë, kemi patur 10 vatra zjarri në zonat e mbrojtura me rreh 80 ha të djegur pjesërisht.?Ata që ruajnë mjedisin kanë edhe një apel për turistët që frekuentojnë këto zona.?Vizitorët apo turistët gjatë piknikëve tregohen të pakujdesshëm duke mos i fikur zjarret që ndezin sipas rregullave.?Ndërkohë për zjarrfikësit e Korçës, ku gjatë ditëve të fundit janë regjistruar 14 vatra, zjarret janë të qëllimshme ndaj ata kërkojnë që policia të veprojë më shpejt për gjetjen e autorëve.Edhe në Mat rreth 100 hektar pyje janë djegur nga, vatra zjarri të regjistruara ditët e fundit.Në këtë zonë të vendit vështirësia është më e madhe për shkak se mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur të arrijnë vatrat për shuarjen e tyre për shkak të mungesës së rrugës.Edhe në Fier gjatë muajit mars janë regjistruar 21 vatra zjarri. Sipas emergjencave civile në total në 3 jave në të gjithë vendin jane regjistruar 88 vatra zjarri, me 198 ha pyje e kullota të djegura. Megjithëse për këto raste policia ka arrestuar dhe proceduar disa persona përfshirë kryeplak fshatrash dhe inspektor pyjesh, lufta me ? piromanët ? mesa duket sapo ka nisur.