VMRO-DPMNE-ja opozitare akuzon pushtetin se nuk po ndërmerr masa për parandalim dhe shuarjen e zjarreve. Deputeti Vllatko Gjorçev tha se kompetentët duhet të mbajnë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga zjarret. Sipas tij, deri në këtë situatë ka ardhur pasi që shkaktarët e zjarrit mendojnë se mund t?i ikin përgjegjësisë.