Lleshaj: Krimi ka hedhur rrenje

2019-05-24 0

Pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, u rikthye sërish në Shkodër, këtë herë për të prezantuar prefektin e ri Valdrin Pjetri. Ai foli me shqetësim për situatën e krimit në këtë qytet, që sipas tij është e trashëguar ndër vite.

Sandër Lleshaj: Jemi të gjithë të informuar se niveli i sigurisë në Qarkun e Shkodrës është sfiduar disa herë gjatë viteve të shkuara. Kemi patur goditje të forta dhe të rënda në drejtim të sigurisë publike të cilat janë produkt i një krimi të organizuar dhe të pjekur ndër vite, i cili ka arritur të lëshojë rrënjë për fat të keq qarkun e Shkodrës, veçanërisht në qytetin e Shkodrës, i cili në fakt njihet për kryeqytetarinë e Shqipërisë, për vlera të mëdha.

Por Lleshaj u përball me kritikat e kryebashkiakes demokrate Voltana Ademi, e cila kërkoi më shumë përkushtim nga policia për parandalimin e krimit. Ajo u shpreh se ndihet e frikësuar nga bandat në qytet.

Voltana Ademi: Nuk është çështje e vullnetit të një personi, nuk është aspak politike. Nuk e bën edhe një polici vetëm në Shkodër, do duhet të ketë forca të specializuara, ne duhet të parandalonim ngjarjen. Në këto histori ka pasur edhe njerëz të pafajshëm që kanë hëngër plumb. Po flas me zemër, ofroj gjithë bashkëpunimin tim. Nuk kemi më forcë me besu, që nuk gjendet autori, që nuk parandalohet. Unë nuk dua ta besoj këtë, ne duhet të gjejmë një zgjidhje. Kjo është çështja numër 1 që duhet të trajtojmë në Shkodër. Kur fillon frika tek qytetari i Parë, mendo si përfundon tek qytetari i fundit.

Në qytetin e Shkodrës gjatë 9 muajve të fundit janë vrarë 9 persona. Të gjithë krimet nuk janë zbuluar nga policia.



Tv Klan

Free Traffic Exchange