#rtvora
Krimi po e sfidon Shkodrën, e bashkë me këtë qytet edhe statistikat kombëtare, pasi 20% vrasjeve në shkallë vendi gjenerohen nga ky qark. Shifra u bë publike nga numri një i ministrisë së brendshme, Sander Lleshaj i cili gjatë prezantimit të prefektit të ri, u përfshi në replika me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi lidhur me vrasjet e fundit në qytet.
Sander Lleshaj: "Jemi të informuar që niveli i sigurisë në qarkun e Shkodrës është sfiduar. Kemi patur goditje të forta dhe të rënda në drejtim të sigurisë publike që janë produkt i një krimi të organizuar dhe pjekur ndër vite dhe që ka arritur të lëshojë rrënjë në qytetin e Shkodrës, paradoksalisht këtu që njihet për qytetarinë. "Ky qytet që i ka dhënë Shqipërisë një pjesë të madhe të vlerave është goditur nga krimi, me gjithë goditjet e mëdha që i janë dhënë krimit. Mbetet një sfidë e madhe dhe besoj se drejtori i ri i Policisë së Shkodrës bashkë me stafin e ri aktual dhe me përforcimet e reja që do marrë pa hezimit nga ministria e Brendshme do arrijë të thellojë punën e bërë deri tani për të garantuar që siguria në Shkodër të jetë në nivelin që meriton"
LLeshaj nuk hezitoi të përdorë vargjet e Fishtës për të treguar se shteti mund t`ja dalë. Nderkohe qe pati debat dhe me kryebashkiaken e Shkodres.
Voltana Ademi: Siguria është çështja numër 1 që duhet trajtuar. Njerëzit në Shkodër janë bashkëpunues dhe e duan shumë vendin. Padiskutim dhe do të kenë bashkëpunimin me pushtetin vendor sidomos duhet të krijojmë besimin tek njerëzit që ne të funksionojmë siç duhet ndryshe kjo nuk do i shërbejë askujt, do na bëjë të ikim të gjithë një orë e më parë
Sandër Lleshaj: "Kemi situatë që meriton vlerësim dhe kemi bërë ndërhyrje dhe do të vazhdojmë të bëjmë ndërhyrje të forta në Shkodrër sepse Shkodra na gjeneron një pjesë të madhe të krimit në Shqipëri.
20% e vrasjeve në shkallë vendi i prodhon vetëm Shkodra si qytet. Ky është paradoks i papranueshëm për ne si qeveri si qytetar si Shkodër. Hajde të bëhemi bashkë përballë krimit. Krimi nuk është i atyre përmasave sa mund të na shkaktojë frikë. Absolutisht, asnjë frikë.
Voltana Ademi: E keni shumë gabim.. Sapo ka nisur. E keni shumë gabim.
Sandër Lleshaj: Do e zgjidhim sesbën. Padër Fishta ka thënë nj shprehje: Zoit ka me rujt Shqipninë, për inat të djallit e shqiptarëve". Ne kemi për ta vendosur sigurinë në Shkodër sesbën dhe për këtë nuk ka asnjë opsion dhe asnjë alternativë.
Shkodra ka përballur rrezike shumë herë më të mëdhaja sesa dy-tre kriminelë, të qartur, të verbër që u ka marrë Zoti mendtë dhe vrasin njëri tjetrin për fatin tonë të keq dhe për turpin tonë. Unë jam i angazhuar që të bëhet gjithçka që në këtë qytet të kthehet ai dinjitet që meriton qyteti.
Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi, duke iu drejtuar kreut të policisë Ardi Veliu tha se shpresa e vetme po mbetet largimi nga Shqipëria.
Replikat dhe debatet ajo nuk i kurseu as me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu të cilin e kritikoi për dështim në ...