Rreze Dielli 1 Prill 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P2 Kotoleta viçi me djath mozarela

2019-05-23 2

Kotoleta viçi me djath mozarela

Përbërësit:

600 gr tul viçi
250 gr mozarela
1 kuti domate
150 gr proshutë
1 tufë majdanoz
5 gjethe borzilok
2-3 thelpinj hudhër
1 lgj gjalp
3 lgj vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Rrahim copat e mishit, i marinojmë me kripë dhe piper dhe i skuqim në vaj e gjalp. Shtojmë edhe pak hudhër dhe kur mishit ë ketë marrë ngjyrë e largojmë. Në po atë yndyrë shtojmë domatet me pak kripë, piper e borzilok dhe e lëmë salcën sa të trashet për 15 minuta.shtojmë copat e mishit dhe majdanoz e borzilok të freskët të grirë imët.
Vendosim mbi çdo kotoletë pak proshutë dhe nga 1 fetë djath mozarela. E lëmë në zjarr për 5 minuta duke e lënë djathin të shkrijë gradualisht.

Free Traffic Exchange