#rtvora
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj do të prezantojë sot prefektin e Shkodrës, Valdrin Pjetri.
Ky i fundit zëvendëson në këtë detyrë Çesk Milljan i shkarkuar pak ditë më parë.
Për prezantimin e Prefektit në Shkodër ndodhen drejtues të lartë të policisë. Situata në kryeqendrën e veriut nuk paraqitet aspak e qetë pas serisë së vrasjeve që kulmoi me vrasjen e dy vëllezërve Bilali.
Valdrin Pjetri ka lindur në vitin 1981 në Shkodër dhe është specializuar në fushën e financës dhe menaxhimit. Pjetri në vitet 2014-2015 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Pronave në Ministrinë e Mbrojtjes.
Më pas ka qenë Kryetar i Komisionit të Demontimit të Municioneve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në këtë institucion. Prej majit të vitit 2018 mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Hipotekave.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ne-shkoder-sot-prezantohet-prefekti-i-ri-i-qarkut
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz