Report Tv - Ngjarjet e fundit/ FNSH dhe forcat 'Shqiponja' kontrolle në Elbasan

2019-05-23 7

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ato 'Shqiponja' kanë ushtruar kontrolle në akset kryesore të qytetit të Elbasanit.

Mësohet se pikat e kontrollit policor janë vendosur prej dy ditësh në akset kryesore të qytetit.

Masat e policisë pasojnë ngjarjet kriminale të ndodhura në vend përgjatë ditëve të fundit.

Masat e shtuara vijojnë prej disa ditësh, kur qyteti u trondit nga vrasja mafioze e avokatit të njohur Ravik Gurra. Policia s?ka ende asnjë të dyshuar për ngjarjen e rëndë.