Atentati ne Shkoder, familjaret: Shteti te zbardhe ngjarjen

2019-05-23 0

Detaje të reja janë zbardhur pas vrasjes së dyfishtë të vëllezërve Bilali, paraditen e së shtunës në lagjen ?Guerrile? në Shkodër. Sipas informacioneve nga policia, mësohet se një prej viktimave, Astrit Bilali në momentin kur është qëlluar nga atentatorët iu është kundërpërgjigjur me armë. Mësohet se viktima ka qëlluar me pistoletë në drejtim të autorëve. Në makinën me të cilët dyshohet se kanë lëvizur autorët pas krimit, që u gjet e djegur pak kilometra larg vendit të ngjarjes, është gjetur edhe arma tip kallashnikov  me të cilën u ekzekutuan vëllezërit Bilali.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë deri më tani janë shoqëruar në Policinë e Shkodrës mbi 15 persona. Ata kanë qenë kryesisht dëshmitarë okularë ose persona që mund të kenë dijeni për krimin. Pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve rivale dhe pikërisht këtu është fokusuar puna e hetuesve. Ndërsa familjarët e viktimave bëjnë apel për zbardhjen e ngjarjes.

" Janë ngjarje që do t?i ndjekë shteti dhe shteti të marrë masa per ata që  e kanë kryer këtë akt, këtë krim të shëmtuar. Ne kërkojmë që familja mos shkatërrohet krejt, se në këtë familje është një djalë që është 23 vjeç dhe është i paralizuar qëkur ka lind. Shtetit, Prokurorisë, Gjykatave i kërkojmë që të arsyetojë me dorë në zemër që ta shohin këtë familje dhe të bëjnë ç?është e mundur që Asmir Bilalit t?i krijohet ndonjë mundësi përveç ardhjes sot këtu, dhe këtë e falenderojmë dhe Drejtorinë e Burgjeve dhe shtetin i cili ka lejuar për ta varros pjesëtarët e familjes, i kërkojmë që me ja lënë dy ditë Asmir Bilanin sipas rregullave të shtetit që të presin e qesin njerëzit se nga kjo shtëpi kanë dalë dy kufoma, baba dhe axha i tij", thotë Fahri Vejuka, vjehrri i Astrit Bilalit.

Astrit Bilali është babai i Asmer Bilalit, ish-kampionit të boksit i arrestuar nga policia si pjesë e grupit Bajri. Asmer Bilali është lejuar nga Drejtoria e Burgjeve që të marrë pjesë në varrimin e të afërmve të tij. Ekzekutimi i dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali e ka çuar në 9 bilancin e të vrarëve në 9 muajt e fundit në qytetin e Shkodrës. Pas kësaj ngjarje, ministri i Brendshëm Sandër lleshaj ka komunikuar shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati, duke emëruar në këtë post Niko Brahimajn.

Tv Klan

Free Traffic Exchange