Rama në fabrikën e hudhrave në Kavajë, biznesmeni: Tani të rrish i qetë, nuk ka më sy

2019-05-23 9

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe Ministri i Bujqësisë, Bledi Cuçi, ishte ditën e sotme në Kavajë në një fabrikë për përpunimin e hurdhrave e ndërtuar nga katër vëllezër emigrantë të khyer në Shqipëri.

"Katër vëllezër emigrantë të rikthyer në Shqipëri për të ngritur një fabrikë moderne për përpunimin e hudhrave, me eksporte në tregjet e standarteve më të larta në Europë dhe në botë, nga Holanda, Anglia e deri në Zelandën e Re. Kjo fabrikë ka përfituar së fundmi një financim nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural", shkruan Rama.

Kreu i qeverisë pa nga afër kushtet në të cilat punon fabrika dhe foli për progresin që po i sjellin ekonomisë në vend investime të tilla.

"Ne po bëjmë një kapërcim që ka dhimbjen e vet për një pjesë që janë mësuar të mbjellin çfarë i shkon ndër mend dhe pastaj thonë e ka fajin që s'na shitet. Kjo është bujqësia që duam ne jo ajo që të hedhësh lekë kudo. Ne do ju mbështesim shumë fort." u shpreh Edi Rama.

Ai shkëmbeu dhe një batutë me një nga drejtuesit e kësaj fabrike lidhur me mitin që ekziston për hudhrat për largimin e syrit të keq.

"Këtu paska vetëm urdhra"-tha Rama, ndërkohë që biznesmeni iu përgjigj me humor: Tani të rrish i qetë, nuk ka më sy.