Vrasja e dyfishtë, një nga vëllezërit ka qenë i armatosur - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-23 4

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një ditë pas atentatit mafioz me dy viktima në Shkodër, policia e shtetit nuk ka ende asnjë autor të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali.Burime pranë uniformave blu bënë me dije se kontrollet për të gjetur atentatorët janë kryer gjatë gjithë natës, një pjesë e të cilave edhe në atë të familjeve ku mendohej se viktimat kishin konflikte të hershme.Më shumë se 20 persona janë në pyetje, por asnjëri prej tyre nuk ka dhënë detaje të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes.Pas analizimit të të gjitha provave materiale të sekuestruara në vendngjarje, pistoleta e gjendur pranë trupit të viktimave, rezultoi të ishte e Astrit Bilalit. Madje, ky i fundit thanë burimet, u është kundërpërgjigjur autorëve po me të njëjtën armë, pasi në dorën e tij janë gjetur mbetje baruti.E vetmja shpresë e policisë për zbardhje të autorëve, për momentit mbetet kallashnikovi i gjetur në makinën që autorët i vunë flakën menjëherë pas ngjarjes. Arma dhe disa prova të yjera të fiksuara përgjatë rrugës janë dërguar në laboratorin shkencor, për t?iu nënshtruar një ekspertize më të thelluar.Mjeti tip Benz rezultoi të ishte denoncuar si i vjedhur në vitin 2018, targat e të cilit ishin edhe false.Ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e së shtunës, dyshohet të ketë ndodhur për shkak të hakmarrjes.