RTV Ora - “Familja është shkatërruar”, gjyshi i Asmerit apel shtetit për lirimin e nipit

2019-05-23 1

#rtvora

Gjyshi nga nëna i Asmer Bilalit, Fari Vejuka në një prononcim për mediat deklaroi se familja do t?i kërkojë shtetit të lirojnë për dy ditë nipin e tij, për të pritur njerëzit për ngushëllime.

"Në rastin që ka ndodh është një nga ngjarjet më të rënda që mund të ketë edhe Shkodra edhe gjithë Shqipëria. Këto janë gjëra që duhet t?i ndjekë djali dhe shteti duhet të marrë masa për ata që e kanë kryer këtë akt të shëmtuar. Kjo familje pothuajse është shkatërruar totalisht. Astrit Bilali ka një djalë edhe e ka në burg, i cili është kap me grupin e Bajrajve dhe atë shteti do ta ndjeki, t'i zbulojë ngjarjet dhe përfundimisht ai që ka bërë fajin ai duhet të përgjigjet ligjeve të shtetit.

Ne kërkojmë që familja të mos shkatërrohet krejt sepse në këtë familje ka mbet vetëm një djalë 23-vjeç dhe është i paralizuar qysh se ka lind. Po prap Asmer Bilali është në burg dhe akoma nuk ka përfunduar gjyqi. Si do dalë do presim vendimin e Prokurorisë dhe Gjykataës.

Ne i kërkojmë që ta arsyetojnë me dorë në zemër që ta shohin këtë familje që mos marohen krejtësisht, por të bëjnë ç?është e mundur, përveç ardhjes që vjen sot këtu, mundësisht me e lënë dy ditë në shtëpi Asmer Bilalin, të presë dhe të përcjellë njerëz",- deklaroi gjyshi i Asmerit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/flet-gjyshi-i-asmer-bilalit-do-ti-kerkojme-shtetit-te-liroje-2-dite-djalin

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange