Përveçse në muzikë, këngëtarja Elvana Gjata duket se po rezulton mjaft e suksesshme edhe si aktore. Ajo është shfaqur në rolin e protagonistes në ?Dy gisht mjaltë?, film i cili ka bërë për vete publikun. Mbrëmjen e sotme kasti i aktorëve të këtij filimi ishin të ftuar në ?Xing me Ermalin? në Tv Klan, por Elvana Gjata mungoi. Përmes një lidhje direkte ajo arriti të bëhej pjesë e emisionit për pak minuta ku tregoi se arsyeja se përse nuk ishte prezente ishte se ndodhej jashtë Shqipërisë dhe se po pret të firmosë një kontratë të rëndësishme.
Ermal Mamaqi: Unë e kam cilësuar si një diamant i mbuluar nën petkun e këngëtares, por besoj që një dritare e madhe në kinematografi për të sapo është hapur. Elvana nuk mund të ishte sot me ne në studio, po le të na e thotë vetë ku ishte nëpërmjetë skype? Ku je mi të shtifsha në dhe? Nuk është normale që aktorja kryesore mungon në promovimin e filmit të vet.
Elvana Gjata: Nuk është normale në fakt, por mu desh të jem jashtë vendit për një kontratë shumë të rëndësishme që kam shumë kohë që e pres, kështu që më mirë më uro fat.
Ermal Mamaqi: Cili ka qenë momenti më i bukur ose më i vishtirë gjatë xhirimeve?
Elvana Gjata: Është normale që gjatë xhirimeve të ketë momente të tilla, kam pasur pasiguritë e mia, por e kam shiuar./tvklan.al