Xing me Ermalin/ Aktoret e “Dy gisht mjalte” tregojne sa jane paguar per filmin

2019-05-23 22

Batutat mes aktorëve të filmit më të ri shqiptar ?Dy gisht mjaltë? nuk kishin të sosur mbrëmjen e sotme në ?Xing me Ermalin? në Tv Klan.

Ndërkohë që flisnin për filmin ata po ashtu treguan edhe shifrat se sa janë paguar për një rol në këtë film. Ishte Rezart Veleshnja i pari që deklaroi se për rolin e tij, Ermal Mamaqi, i cili ishte edhe producent i filmit, i ka dhënë 200 euro. Mes të qeshurash e batutash Marjana Kondi tha se ajo ka marrë 50 euro për rolin e saj.



Ermal Mamaqi: Rezart Veleshnjën unë e kam cilësuar si një nga aktorët imitatorë më të mirë të Shqipërisë. Më erdhi keq që nuk të kisha më shumë në film. Por për aq sa bëre ishe një personazh pikant.

Rezart Veleshnja: Mua më thanë që isha më i miri aty, nuk e di? Sfida më e madhe është që unë kisha edhe 4 skena të tjera aty dhe zotrote mi kishe hequr. Mirë që më dhe 200 euro? Mriana, më ka dhënë 200 euro? Duhet thënë kjo.

Marjana Kondi: Po ne që morëm nga 50?

Rezart Veleshnja: Ermal do të të kthej 200?

Ervin Bejleri: Rezi paska marrë 200, Mariana 50, kush ka qenë më i paguari unë?/tvklan.al