RTV ora- Ben Andoni: Kriza politike do zgjidhet nga ndërkombëtarët, Meta nuk do të ndërhyjë

2019-05-23 1

#tvora #benandoni
Faktori ndërkombëtar do të jetë përsëri ai që do të zgjidhë ngërçin politik në Shqipëri. I ftuar në studion e lajmeve të RTV ORA, analisti Ben Andoni tha se Presidenti Meta nuk do të ndërhyjë për rregullimin e krizës.

Ben Andoni: Unë personalisht e shikoj shumë të "arsyeshme" për mënyrën sesi është regjistri i dy forcave politike për të ushtruar presionin e tyre. Për mendimin tim për pak javë do të futet faktori ndërkombëtar sepse me çfarë shikohet, realisht Presidenti Meta nuk do të ndërhyjë për rregullimin e krizës. Ajo e kaluara e tij shumë afër LSI, por edhe nga një lloj aleance de jure më përpara me krerët e PD e bën gjithnjë e jo më të pranueshëm si faktor bashkimi. Besoj që në ditët në vazhdim, me zvogëlimin e hapësirës së datës për zgjedhjet lokale, që unë besoj do bëhen në atë datë, patjetër që PD dhe LSI do të gjejnë mënyrën si të ulen në bisedime, por gjithmonë me negocimin e të huajve.

Andoni theksoi se i vetmi person që mund të rregullojë marrëdhëniet me PS është Meta. Ndërsa tha se në momentet e fundit ndërkombëtarët do të vijnë për zgjidhjen e krizës.

Ben Andoni: Në ditët që po flasim, janë dhënë shumë shenja fillimisht nga LSI, e cila në një farë mënyrë ka shprehur keqardhjen e shpejtësisë me të cilën është vepruar pas lënies së mandateve dhe nga ana tjetër me një lloj karshillëku tek PS, që i vetmi njeri që mund ta rregullojë marrëdhënien është Presidenti i vendit. Ndërkohë që PS luan me karta normale që gjithçka bëhet në Parlament dhe realisht bëhet në Parlament dhe nga ana tjetër me datat e përcaktuara nga Presidenti i vendit. Jemi dëshmitarë që ky Parlament nuk mund të funksionojë në këtë mënyrë. Këtë më mirë se kushdo e kupton vetë PS, por edhe moraliteti i parlamentit. Megjithëse është në ngërç edhe situata në BE, sepse për pak ditë fillon fushata në gjithë Evropën për PE, besoj se në momentet e fundit do gjenden njerëzit që do bëjnë këtë negocimin e vogël për zgjidhjen e ngërçit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/andoni-kriza-politike-do-zgjidhet-nga-nderkombetaret-meta-nuk-do-te-nderhyje
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz