Report Tv - Gjirokastër/ Konkurenca e pandershme, shoferët në protestë

2019-05-23 0

Prej 4 ditësh shoferët në Gjirokatër vijojnë të bojkotojnë aktivitetin e tyre në në shenjë proteste. Sipas tyre konkurrenca e pandershme i ka bërë të falimentojnë, pasi janë shtuar shumë linja transporti që punojnë pa kritere dhe që marrin udhëtarë në vende të pacaktuara.

Ata kundërshtojnë që Libohova dhe Dropulli të kenë linjë transporti drejt Tiranës, ndërsa për rikthim në normalitet shoferët kanë vendosur si kusht pezullimin e këtyre linjave nga Ministria e Transportit.

Të gjendur në kushte të tilla, banorët e Qarkut të Gjirokastrës, ngelen pa zgjidhje për të udhëtuar në destinacione të ndryshme pasi kjo protestë do të vijojë deri në përmbusje të kërkesave të shoqërive të transportit në Gjirokastër.