Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shkakruar nga detyra drejtorin e Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati. Mësohet se në vend të tij është emëruar Niko Brahimi. Ai tha se kjo lëvizjes për të garantuar sigurinë e qytetarëve të Shkodrës.
"Kam ardhur sot në Shkodër. Sot tentakulat e krimit të organizuar kanë arritur përsëri të godasin. Me gjitha goditjet që janë bërë ndaj këtij krimi e shohim se mbetet akoma shumë për të bërë. Dua te garantoj të gjitha qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë vendit se Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera janë të angazhuara maksimalisht. Për këtë arsye kemi vendosur të ngarkojmë në krye të detyrës për policinë e Shkodrës", u shpreh Lleshaj.
Vendimi vjen pas ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme ku si pasojë e një atentati të dyfishtë mbeten të vrarë dy vëlleërit Astrit dhe Ibrahim Bilali, 59 dhe 61 vjeç.