Qeveria zgjodhi ministrin e jashtëm në detyrë Gent Cakaj për të analizuar përfundimet e raportit të DASH, i cili e cilësonte Shqipërinë si një vend origjine dhe transiti në rritje për drogën dhe me zyrtarë të korruptuar.
?Nuk është e fshehtë kozmike që jemi një vend origjine për kanabisin. Korrupsioni në vendin tonë është fakt i pamohueshëm, dhe i takon kësaj qeverie të marrë përgjegjësitë?, tha Cakaj.
Pas pranimit të këtyre fakteve, mëkëmbësi i Ramës tek Ministria e Jashtme evidentoi në raport vlerësimet për qeverinë, në luftën ndaj drogës dhe reformën në drejtësi,
?Ky raport nuk duhet të bëjë një arsye për skandalizim. Shqipëria e sotme nuk është ajo e 2013?, u shpreh ministri në detyrë.
Pyetjes së Report TV se si do ndikojë ky raport tek vendet evropiane skeptike për vendimin për negociatat në qershor, Cakaj u përgjigj: ?Ky raport nuk është arsye për bllokimin e negociatave. Vendimi do të merret bazuar mbi progres raportin e Komisionit Evropian?